Mirsad Idrizi i bashkohet Ballkanit | ||||
|
Futbollisti Mirsad Idrizi ka kaluar në skuadrën e Ballkanit nga Theranda. Mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës, por në stinorin vjeshtor ishte i suspenduar, kurse pas heqjes ai i është bashkuar skuadrës nga Theranda, e cila ka synim që të inkuadrohet në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Vëllaznimi shkon në gjysmëfinalen Vëllaznimi i Gjakovës, është skuadra e katërt që ka siguruar plasmanin në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës. “Kuqezinjtë e Jakovës”, pas ekzekutimit të penalltive munden 5-4, ekipin e Drenicës. Të dy skuadrat u paraqiten në fushën e gjelbër me formacione të kompletuara, sikur të luheshin 90 minuta, ndonëse u ekzekutuan vetëm penalltitë. Shorti përcaktoi Vllaznimin të gjuaj e para nga pika e bardhë. Gjatë ekzekutimit të penalltive më të suksesshëm ishin futbollistët nga Gjakova duke siguruar gjysmëfinalen. Për Vëllaznimin shënuan: Robert Gjeraj, Sermaxhaj, Efendija, Podrimaj dhe Dakajn, kurse dështojë Efendija. Për Drenicën shënuan: Geci, Gashi, Limani dhe Hajdari, ndërkaq në radhët e drenicasve dështuan: Haliti, Lushtaku dhe Jashari.
Futboll: Prekazi zëvendëson Maxhunin Trajneri Luan Prekazi, i cili kohë më parë u larguar nga posti i trajnerit të Hysit, sërish është rikthyer në pozitën e mëhershme. Prekazi, tani e tutje do ta drejtoj skuadrën e Hysit në vend të Hysni Maxhunit, i cili qysh në janar kishte zëvendësuar Luan Prekazin. “Prekazi është emëruar në vend të Maxhunit. Kështu ka vendosur kryesia e klubit”, tha sot drejtori sportiv i Hysit, Arbnor Morina. Hysi, në pjesën e dytë të garave që nis të shtunën do të kërkojë titullin e kampionit, pasi tashmë është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2514 |