Visar Berisha: Me pelqen te luaj ne Zvicer | ||||
|
“Schaffhausen më ka kontaktuar drejtpërdrejt, jo nëpërmjet skuadrës së Prishtinës. Jam duke i kompletuar dokumentet. Mendoj sa më parë të udhëtoj për Zvicërâ€, ka thënë Visar Berisha, i cili është duke i zhvilluar stërvitjet me skuadrën e Ballkanit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës. Shumica e skuadrave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të qendrës, por asnjëra s’mund ta ketë, pasi Berisha ende ka kontratë me skuadrën e Prishtinës. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Visar Berisha, edhe një herë e ka përsëritur se nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. “Kam thënë edhe më herët, ‘epoka’ ime me Prishtinën ka përfunduar. Mendoj të angazhohem jashtë Kosovës. Nëse dështon një gjë e tillë, do ta kërkoj fletëlëshimin nga Prishtina dhe të gjej një skuadër të reâ€, ka shtuar ai. Visar Berisha edicionin e fundit së bashku me mesfushorin Isuf Llumnica ishin pjesë e skuadrës së Winterthurit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5293 |