Prishtina/Jep dorëheqjen Shengyli, vjen Krasniqi! | ||||
|
Skënder Shengyli, zyrtarisht sot është larguar nga posti i trajnerit të Prishtinës. Në vend të tij është emëruar Rami Krasniqi. “Kryetrajneri i deritanishëm i FC Prishtina, Skënder Shengyli, sot ka dhënë dorëheqje, shkaqet janë personale. Në vend të tij është emëruar Ramiz Krasniqi”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina. Dorëheqja e Shengylit, vjen pikërisht në kohën kur kjo skuadër është në vlugun më të madh të përgatitjeve për pjesën e dytë të garave që nisin më 6 mars. Kujtojmë se Shengyli gjatë stinorit vjeshtor kishte zëvendësuar Besnik Kollarin dhe se, dorëheqja e Shengyli ishte e papritur. Kampioni në fuqi, Prishtina, stinorin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e tetë të tabelës së klasifikimit me 23 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2229 |