HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Malsor Gjonbalaj : S’do te jemi ne mesin e skuadrave te rrezikuara
nga AlbaniaSoccer   E premte, 05 Shkurt 2010 15:21   pdfShtypEmail

malsor_gjonbalaj_559772613Skuadra e dytë nga kryeqyteti i Kosovës, Flamurtari, ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të garave që nisin më 6 mars.

“Kuqezinjtë” e Prishtinës gjatë sezonit vjeshtor arritën rezultate të kënaqshme duke përmbyllur stinorin në pjesën e epërme të tabelës.

Sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Malsor Gjonbalaj, ka thënë të premten se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve që po zhvillon skuadra e tij. Ai ka thënë se gjithçka po shkon ashtu siç është parashikuar.

“Po punojmë intensivisht gjatë stërvitjeve. Jam i kënaqur me rrjedhën e tyre. Gjithçka po shkon mirë, ashtu siç edhe është parashikuar.

Më 18 janar do të shkojmë në Strugë për të zhvilluar një pjesë të stërvitjeve. Atje do të zhvillojmë edhe takime kontrolluese, në mënyrë që të jemi të përgatitur në çdo aspekt për sfidat pranverore”, ka thënë Gjonbalaj.

Zejnullahu ka lënë zbrazëtirë

Skuadra nga “Xhemail Ibishi” gjatë afatit dimëror ka mbetur pa sulmuesin më të mirë, Faton Zejnullahu, i cili është transferuar te rivalja lokale, Prishtina. Sipas Gjonbalajt, largimi i Zejnullahut ka lënë zbrazëtirë, për faktin se drejtuesit e klubit nuk kanë mundur të sjellin zëvendësues të tij.

“Natyrisht se largimi i Zejnullahut ka lënë zbrazëtirë në ekip, pasi klubi nuk ka marrë asnjë përforcim. Besoj se me fondin që kemi, ku kryesisht kemi lojtarë të rinj, Flamurtari nuk do të jetë pjesë e luftës për ekzistencë”, ka theksuar Gjonbalaj.

Gjonbalaj u thotë “jo” ofertave

Gjatë aftit dimëror sulmuesi Malsor Gjonbalaj ka pasur disa oferta serioze jo vetëm nga skuadra elitare të Kosovës, por edhe nga skuadra të Maqedonisë. Ai për Flamurtarin ka refuzuar të gjitha ofertat.

“Kam pasur oferta jo vetëm nga skuadra e Superligës së Kosovës, por edhe nga skuadra elitare të Maqedonisë. Të gjitha këto oferta i kam refuzuar për shkak se Flamurtari m’i ka plotësuar të gjitha kushtet që kam kërkuar, prandaj dua ta respektoj marrëveshjen”, ka theksuar Gjonbalaj.

Katër skuadra në garën për titull

Ish-sulmuesi i disa skuadrave të Kosovës, ka thënë se katër skuadra të Superligës do të garojnë për ta fituar titullin e kampionit.

“Mendoj se Trepça, Hysi, KEK-u dhe Besa do të jenë skuadrat që do të luftojnë për titull të kampionit”, ka përfunduar sulmuesi Malsor Gjonbalaj.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente