Liria - Prishtina 3-0 | ||||
|
Kampionët ranë në “Përparim Thaçiâ€Â Liria e Prizrenit, më dygolëshin e futbollistit Fatih Karahoda, dhe një gol të shënuar nga Patrik Doqi, ka mundur kampionen në fuqi, Prishtinën 3:0, të shtunën në “Përparim Thaçi†te Prizrenit. Derbi i rivaleve të vjetra, Lirisë dhe Prishtinës, është zhvilluar në një atmosferë të bukur sportive të cilën e krijuan mbi 5 000 tifozë, kryesisht tifozë të skuadrës vendëse. “Bardhëkaltritâ€, pas humbjes ndaj Trepçës, një javë më parë, janë thyer keq edhe në ballafaqim më të rikthyerin ne elitën e futbollit tonë, Lirinë. 45-minutëshi i parë, ka kaluar me dominimin e prizrenasve në terren, duke krijuar disa raste të mira për shënim, por të cilat nuk ia dolën t’i konkretizojnë sulmuesit e tyre. Në fraksionin e dytë kryeqytetasit mirën e nisen lojën duke rrezikuar portën e Lirisë, por pa sukses. Vendësit gëzimin e parë e prekin në minutën e 53-të, kur Karahoda shënon pas goditje se Doçit nga gjuajtja e lirë. Epërsinë prej 2-0, e ngriti Doçi i disponuar për lojë, i cili nga gjuajtja e lire rreth 25 metra prek rrjetën e Statovcit. Kur pritej se kampionët do të kthehen në lojë dhe të paktën të rrezikojnë portën e Lirisë, ata pësojnë edhe golin e tretë të cilën e realizoi sërish Karahoda (82). Djelmoshat e Erdogan Celinës, shijuan fitoren e parë në këtë kampionat pas barazimit në javën e parë në Skenderaj më Drenicën, ndërsa Prishtina pësoi humbjen dytë më radhë. Deklaruan pas lojës: Erdogan Celina, trajner i Lirisë: “Ka qenë lojë e fortë ashtu siç e kemi pritur. Në pjesën e parë nuk mundëm të shënojmë për shkak të temperaturave të larta, por në pjesën e dytë ia dolëm të realizojmë gola. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe mundi jonë u shpaguaâ€. Besnik Kollari, trajner i Prishtinës: “Në pjesën e parë ishte një lojë e barabartë. Krijuam një rast që nuk ia dolëm të konkretizojmë më gol. Në pjesën e dytë e dinim rrezikun që na kanosje, nuk ishim të kujdesshëm, kështu që pësuam golin e parë, e më pas ritmi i lojës sonë ra. Na mbetet që në takimet e radhës të përmirësohemiâ€. Liria - Prishtina 3:0 Stadiumi “Përparim Thaci†Shikues: mbi 5 000 Gjyqtarë: M. Ferati, G. Shala, A. Latifi Shënues: Karahoda (53’, 82’), Doçi (68’) Kartonë i verdhë: Duraku, Doqi (Liria), Dajaku, Ibrahimi (Prishtina). Kartoni i kuq: Driton Vokshi (Prishtina)    Liria: Ruxhi, Qarkaxhija, Kabashi, Duraku, Xhananoviq, Krusha, Doçi (Qabrati), Mullallari, Nikollaj (Guci), Isaja (Sulollari)  Prishtina:  Statovci, Idrizi,Vokshi, Krasniqi, Kuka, Kozhani, Maliqi, Dajaku (Hasani), Ibrahimi (Skeraj), Llumnica, Fazliu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4169 |