Xhevdet Muji : Mbijetesa s’është problem, synojmë gjashtëshen e parë | ||||
|
Mbijetesa për skuadrën e Gjilanit s’është problem, por synimet e kësaj skuadre janë që kampionatin ta mbyllë në gjashtëshen e parë në renditjen tabelore. Kështu ka thënë kapiteni i KF Gjilanit, Xhevdet Muji. Sipas tij, kjo skuadër ka disa zbrazëtira, por me ardhjen e dy përforcimeve çdo gjë do të bie në vend të vet. “Jemi të vetëdijshëm se pozita në të cilën e kemi përfunduar kampionatin s’është aspak e lakmueshëm. Nuk besoj se kjo skuadër do ta ketë problem mbijetesën. Synimi ynë është që kampionatin ta përfundojmë në mesin e gjashtë skuadrave më të mira”, ka thënë Xhevdet Muji. Mesfushori besnik i skuadrës së drejtuar nga Muharrem Sahiti ka folur edhe për përforcimet e ardhura dhe mungesën e mbrojtësit Fidan Bajrami për stinorin pranveror. “Transferet e ardhura janë mjaft të qëlluara. Sulmi është dukshëm më i fortë me Ismet Ramushin. Mungesa e Bajramit do të vërehet, pasi nuk u rikthye në skuadër as mbrojtësi Naser Sahiti”, ka shtuar ai. Skuadra e Gjilanit stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e 10 me 17 pikë të tubuara.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3088 |