Fitim Kasapi, deshira e vetme e Beses! | ||||
|
KF Besa nga Peja për këtë afat kalimtar synon ta angazhojë vetëm ish-futbollistin e vet, Fetim Kasapin, kurse synon që futbollistët aktualë të mos i largohen në këtë afat kalimtar. “Kryetari i klubit është duke i vazhduar bisedimet me Kasapin. Çdo gjë dihet të mërkurën. Nuk synojmë të angazhojmë ndonjë futbollist tjetër përveç Kasapit. Me Hysenlekajn jemi marrë vesh që të mbetet në skuadër, kurse nga skuadra është larguar Demaj, por pa leje të klubit”, ka thënë trajneri i Besës, Genc Hoxha. Skuadra pejane, që kampionatin e kaluar e mbylli si nenkampione kryesisht me futbollistët e rinj, një e ka të sigurt: se trajneri Genc Hoxha nuk do ta lëvizë këmbën nga Peja, të paktën deri në verën e këtij viti. Stinorin vjeshtor Besa arriti ta mbyllë në pozitën e gjashtë me 25 pikë të tubuara, kurse synimet e kësaj skuadre janë që të triumfojë në Kupën e Republikës së Kosovës në Futboll. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2470 |