Prishtina ndal “Yjet e Kosovës” | ||||
|
Lorik Cana vihet nën urdhrat e babait trajner, Xhaka e Behrami: Një ëndërr e realizuar
Ky takim ishte emocionues për kapitenin Lorik Cana, i cili përveçse kishte si trajner babain e tij, Agimin, mori në dorëzim topin e ndeshjes nga gjyshja dhe gjyshi i tij. Emocionet më pas kaluan në fushën e blertë, ku Azem Ahmeti i Prishtinës nuk i dha asnjë shans Samir Ujkanit, për ta ndalur topin, që për herë të dytë u vendos në qendër e mesfushës. Nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje fluturimi spektakolar i Shefki Kuqit, i cili realizoi golin e barazimit për skuadrën e yjeve nga pika e bardhë. Në minutën e 23-të, sfida u ndërpre për pak çaste për t’i lënë vend ceremonisë së lamtumirës si gjyqtar të një prej “bilbilave” më të shquar të historisë së futbollit kosovar, Përparim Hasani. Skuadra e yjeve realizoi golin e dytë sërish me Shefki Kuqin, pas një asisti të Migjen Bashës, por Prishtina kishte rezervuar gjithçka për në fund. Me fanellën e Samir Ujkanit mbi shpinë, Vedat Bajrami mendoi se do ta mbante të paprekur portën e yjeve, por për t’ia prishur mbrëmjen mendoi Enis Fetahu, që realizoi dy gola brenda tri minutave për Prishtinën. Pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, fusha e blertë e impiantit të Prishtinës u pushtua nga tifozët e shumtë që prisnin me padurim të takonin në afër idhujt e tyre. Lorik Cana e pranoi se kjo mbrëmje ishte nga më emocionueset e karrierës së tij, edhe pse nuk e fshehu hidhërimin që Behrami dhe Xhaka, dy shokët e skuadrës në këtë sfidë, përfaqësojnë Zvicrën dhe jo Shqipërinë. Ndërsa për Behramin dhe Xhakën, aktivizimi me skuadrën e yjeve përpara publikut kosovar ishte një ëndërr e kthyer në realitet. Në fillim të takimit, kapiteni Lorik Cana mori në dorëzim topin e ndeshjes nga gjyshja dhe gjyshi i tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9596 |