Në fokus/ Vokrri: Jo pazare me federatën serbe | ||||
|
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri duke folur për të përditshëm serbe “Kurir”, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Federatën Serbe të Futbollit (FSS) dhe se nuk e ka ndërmend të bëjë tregti me këtë Federatë. I pari i FFK-së, i bëri këto deklarata pas vizitës së presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter në Serbi, ku e shprehu qëndrimin e tij që Kosovës t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore.“Deri më tani nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me FSS-në, prandaj kjo tregon se me ata nuk bëjmë pazare. Krejt për çfarë po mundohemi të bisedojmë me Blatterin është që FIFA më në fund të na pranojë si anëtar i barabartë. Më vjen keq që kjo nuk ndodh, ndërsa Kosovën e kanë njohur 100 shtete në botë”, ka thënë Vokrri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7630 |