HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Kosova pësoi humbje me penallti nga Gana
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Qershor 2013 09:24   pdfShtypEmail

u 21 kosovaPërfaqësuesja e Kosovës U-21 ka debutuar me paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Djelmoshat e drejtuar nga trajnerët Rafet Prekazi e Erdogan Celina, të mërkurën në mbrëmje, në Krans Montana të Zvicrës, kanë pësuar humbje nga kombëtarja e Ganës U20, në kuadër të turneut “Valais Youth Cup”, vetëm pas penalltive 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa fitues, 2:2.

Në pjesën e parë ganezët kanë pasur paraqitje më të mirë sesa të përzgjedhurit e Rafet Prekazit. Ata shënuan qysh në minutën e 6-të nëpërmjet Francis Nahr, por kosovarët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 39-të, me golin e shënuar nga Vedat Muriqi. Në minutat e fundit të pjesës së parë ganezët shpërdoruan një penallti, të cilën e priti portieri Altik Muhaxhiri. Në pjesën e dytë futbollistët kosovarë treguan lojë dukshëm më të mirë, ku spikatën Alban Lekaj i Aintraht Frankfurtit dhe Besart Celina i Mançester Sitit. Mirëpo, edhe në këtë pjesëtojë të parët shënuan ganezët, kur Adiko Princebell shënoi me gjuajtje me kokë, në minutën e 62-të, duke çuar shifrat në 2:1. Mirëpo, kosovarët reaguan shpejt dhe në minutën e 70-të barazuan rezultatin, me golin e shënuar nga Drilon Musajt, pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Milot Rashicës. Kësisoj, skuadra finaliste u detyrua të zgjidhet nëpërmjet penalltive, ku goditja e pasaktë e Vedat Muriqit, në goditjen e fundit të serisë së rregullt të penalltive doli të ishte vendimtare për humbjen e Përfaqësueses së Kosovës. Në ndeshjen finale të këtij turneu, që zhvillohet të shtunën në orën 18:00, do të takohen Brazili dhe Gana, pasi brazilianët e mposhtën Egjiptin, 1:0. Ndërkaq, Kosova do të luajë me Egjiptin, për pozitën e tretë, në orën 15:30.
Ndeshja,kundër Ganës u ndjek me interesim të jashtëzakonshëm dhe të gjithë e kanë pëlqyer paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha segmentet.

Gana – Kosova 2:2 (5:4 pas penalltive)

Stadiumi në Bouveret.
Shikues: 1.500
Gjyqtarë: San, Zurbruegg, Heinieger e Hajdareviq.
Shënues: Assifuah 6’, Addico 62’ – Muriqi 39’, Musaj 70’.
Kartonë të verdhë: Acheampong, Narh(Gana) – Islami (Kosova).
Gana: A. Ofori, Arkorful (Ashia), E. Ofori, Attamah, Pappoe, Acheampong (Odjer), Salifu, Narh, Duncan, Nketiah, Assifuah. Trajner: Tetteh Silas.
Kosova: Muhaxheri, Islami, Thaqi, Muriqi, Malaj (Musaj), Lekaj (Drevina), Begolli (Rashica), Celina (Shala), Mustafa (Tahiri), Jasiqi e Avdyli. Trajner: Rafet Prekazi.

Drejtuesit e FFK-së në turneun “Valais Youth Cup 2013”

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu, anëtarët e KE të FFK-së Xhelal Broja e Flamur Bunjaku janë duke i ndjekur nga afër ndeshjet e këtij turneu dhe pas ndeshjes kundër Ganës janë shprehur të kënaqur me paraqitjen e Përfaqësueses U-21. Në mbështetje dhe në vëzhgim të futbollistëve përfaqësues në këtë turne po qëndrojnë edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses “A”, Albert Bunjaki, bashkë me trajnerin Muharrem Sahiti.


busy
komente