Kosova/ Blater :Po bej të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të diskutojë për çështjen e Kosovës | ||||
|
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku i ka premtuar se është duke bërë të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të diskutojë për çështjen e Kosovës. Në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Budapest të Hungarisë, më 24 dhe 25 maj, pritet të futet në rend të ditës edhe kërkesa e FFK-së, që Kombëtares kosovare t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur të martën sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5584 |