Përfundon grumbullimi i përfaqësues se Kosovës | ||||
|
Grumbullimi treditorë i përfaqësues së Kosovës në Futboll, i pari nën drejtimin e përzgjedhësit Albert Bunjaku, ka përfunduar të dielën. Në këtë kamp, i cili ka zgjatur tri ditë merrnin pjesë rreth 25 futbollist dhe se, stërvitjet janë zhvilluar në frymën perëndimore, të cilën e ka sjell strategu Albert Bunajku nga Suedia. Bunajku gjatë këtyre përgatitjeve ka preku nga afër cilësitë e futbollistëve të ftuar dhe se, sipas tij, është ndarë i kënaqur më atë që kanë treguar të përzgjedhurit e përfaqësues së Kosovës. Bunajku të dielën në takime me medie, është shprehur i kënaqur më punën që është bërë brenda këtyre tri ditëve. Ai ka thënë se vetëm më punë mund të arrihen rezultatet e dëshiruara. “Jam shumë i kënaqur me punën përgatitore që kemi zhvilluar për tri ditë. Ka pasur elemente interesante dhe disa elemente duhet gdhendur. Duhet kohë për më ndërtuar një përfaqësuese të mirë sepse këto tri ditë kanë qenë një kamp përgatitor për muajin tetor, ndërsa në nëntor kemi grumbullimin tjetër edhe më futbollistë të tjerëâ€, ka thënë Bunajku.  “Gradualisht do të bëjmë një përfaqësuese të mirë për arenën ndërkombëtareâ€. Sipas numrit një të përfaqësues së Kosovës, qysh në fillim të vitit te ardhshëm mund të përbërja përfundimtare e skuadrës se Kosovës. “Derën çelë e kanë të gjithë futbollistët dhe se, deri në fillim të vitit të ardhshëm do të dihet edhe përbërja përfundimtare e përfaqësueses së Kosovësâ€, ka theksuar Bunajku. Timonieri i Kosovës, synim primar ka të krijo një skuadër kompakte për garat ndërkombëtare. Sipas tij, në muajin nëntor do të këtë edhe një grumbullim tjetër dhe se, ai pohon se në kampin e nëntorit do të ftohen edhe futbollistët e Kosovës që luajnë në skuadrat evropiane. “Shumë shtete të tjera të kaluarën kanë pasur problemin e njëjtë sikurse Kosova. Prandaj, edhe Kosova do të kalojë këtë fazë dhe do të bëj një përfaqësues të denjë për sfidat e ardhshme që e presin në garat ndërkombëtareâ€, ka thënë Bunajku. Në këtë kamp përgatitor ishin këta futbollistë: Kushtrim Mushica, Fisnik Papuqi, Robert Gjeraj, Gjergj Bushaj (Vëllaznimi). Burim Sadiku, Ismet Caka (Kosova V.). Bardhyl Kaçiu, Florent Aziri, Florent Sejdiu (Trepça), Besnik Krasniqi, Behar Maliqi, Isuf Llumnica, Astrit Fazliu (Prishtina). Roland Duraku, Fatih Karahoda (Liria). Ymer Xhaferi, Virtyt Hashani (KEK-u). Liridon Hasani (Gjilani). Faton Zejnullahu, Valon Bajgora (Flamurtari). Shiqeri Alili (Ferizaj). Dukagjin Azizi, Sadat Jashari (Drenica) dhe Valmir Bytyçi e Florent Papuqi (Besa). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5139 |