FFK / Vokrri,lule dhe fanellë për Fatmire Bajramajn | ||||
|
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka qëndruar sot në qytezën e Istogut, ku ka takuar futbollisten e mirënjohur nga Kosova, Fatmire Bajramaj, e cila luan për kombëtaren e Gjermanisë. Fatmirja ka ardhur në Kosovë me ekipin e televizionit gjerman "ARD" për të xhiruar një film dokumentar që i kushtohet pikërisht asaj. Në këtë takim i cili ka ndodhur në stadiumin e futbollit në Istog, ku po bëheshin xhirimet e filmit dokumentar, Vokrri pasi i ka uruar Fatmires shëndet dhe suksese në karrierën e saj të mëtutjeshme, e ka përgëzuar për zgjedhjen si ambasadore e integrimeve nga ana e Federatës gjermane të Futbollit (DFB). Më pas Vokrri e njohu 'ambasadorenkosovare' të futbollit të femrave për zhvillimet e futbollit të Kosovës e në veçanti për futbollin e femrave si dhe për nevojën e angazhimit të saj dhe të tjerëve për ta ndihmuar futbollin kosovar në të gjitha sferat, veçmas në ndërkombëtarizimin. Ndërsa nga ana e saj Bajramaj ka falënderuar kryetarin Vokrrin që ka ndarë kohë për takim duke premtuar se do të shfrytëzojë gjithë autoritetin dhe mundësitë e saj për ta ndihmuar futbollin e Kosovës dhe njëherësh ka shprehur kënaqësinë që edhe në Kosovë tashmë ka një ligë të femrave, e të cilës Bajramaj do t’i ndihmojë në të ardhmen.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6608 |