Përfaqësuesja / Berisha: Grumbullimi në përfaqësuese përvojë e re për mua | ||||
|
Mbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha, ndihet i lumtur që përzgjedhësi Albert Bunjaki e ka përfshirë në grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës për miqësoren e së dielës kundër skuadrës kampione të Maqedonisë, Renovës. Ai nuk i fsheh as emocionet, pasi për të kjo është hera e parë që do ta veshë fanellën e përfaqësueses. “Ndihem shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, sepse kjo është ambicie e çdo futbollisti. Ky është një rast i mirë që të njihemi më mirë edhe me bashkëlojtarët tanë që luajnë në kampionatet jashtë Kosovës, por njëherësh është edhe një përvojë e re për mua. Shpresoj se ky grumbullim me përfaqësuesen të jetë frytëdhënës për mua në të ardhmen”, deklaroi Berisha për ‘albaniasoccer’. Sa i përket miqësores me Renovën, mbrojtësi prishtinas theksoi: “Besoj se do të jetë një lojë e mirë. Rëndësi ka që të bëjmë sa më shumë lojë që të jetë e mundur si përfaqësuese, pa marrë parasysh se ky grumbullim ishte paraparë për miqësore me Bursasporin, mirëpo meqenëse turqit nuk erdhën, atëherë duhet të paraqitemi me seriozitet edhe në sfidën kundër Renovës. Shpresoj se përzgjedhësi do të ma jap rastin për lojë dhe unë do të jap maksimumin për t’i dëshmuar vlerat e mia”. Miqësorja ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Renovës luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Prishtinë, në orën 15:00. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5687 |