Përfaqësuesja / Bunjaki e krahason Beqirajn me Runin | ||||
|
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka vlerësuar lart paraqitjen e sulmuesit kosovar në radhët e Dinamos së Zagrebit, Fatos Beqiraj. Ky i fundit shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren kundër Hajdukut të Splitit në fundjavën e kaluar, me rezultat 2:0. Bunjaki ishte i pranishëm në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, së bashku me ekspertin suedez të futbollit, 72-vjeçarin, Tord Grip. “Fatosi luajti shkëlqyeshëm. Ai ka dispozita të ngjashme me sulmuesin e Mançester Junajtidit, Uejn Runi dhe është në rrugë të mirë. Gjithsesi i duhet ende shumë punë për të bërë. Do të dëshiroja që ai të qëndrojë te Dinamo edhe një apo dy edicione, para se të marrë hapin tjetër në karrierë për të luajtur në ndonjë kampionat më të fortë”, deklaroi Bunjaki për gazetat kosovare. Ish-futbollisti i dy skuadrave pejane, Shqiponja dhe Besa, kaloi në Dinamo verën e kaluar nga Buduçnosti i Podgoricës, kurse tashmë është anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Malit të Zi. Ai ka premtuar se pas pranimit të Kosovës në FIFA, do të mbrojë ngjyrat e Kosovës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4939 |