Përfaqësuesja / Dështon edhe miqësorja me Bursasporin | ||||
|
Skuadra turke, Bursaspor ka anuluar zhvillimin e miqësores me Përfaqësuesen e Kosovës, e paraparë për t’u luajtur më 27 mars në Prishtinë. Edhe pse nënkryetari i këtij klubi, Mustafa Jedikardesh, të mërkurën në një konferencë të përbashkët me drejtuesit e FFK-së e kishte konfirmuar ardhjen e kampionit të Turqisë në kryeqytetin e Kosovës, në fund ata kanë hequr dorë nga kjo miqësore, me arsyetim se nuk e kanë marrë pëlqimin e Federatës turke për të luajtur kundër Kosovës, e cila nuk është e pranuar në FIFA e UEFA. Në anën tjetër, drejtuesit e FFK-së kanë thënë sot se janë duke bërë çmos që të bindin klubin turk për ta zhvilluar këtë miqësore dhe gjithçka përfundimisht pritet të dihet gjatë ditës së sotme, megjithëse gjasat që drejtuesit e klubit turk të ndërrojnë mendje dhe të vijnë në Kosovë duken minimale. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3901 |