Miqesore / Përfaqësuesja e Kosovës përmbyll kampin në Oland të Suedisë | ||||
|
Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, të dielën ka përmbyllur kampin shtatë ditorë në qendrën rekrativo-sportive në Oland të Suedisë. Në këtë kamp që vlerësohet të jetë i suksesshëm për shtate ditë rresht është punuar me përkushtim dhe me profesionalizëm të madh. Kjo punë e madhe që është bërë në tokën suedeze dha frytin e vet në miqësoren e zhvilluar pak ditë më parë ndaj Halmstadit, ku kosovarët shfaqen lojë të mirë duke luajtur baras 4:4, dhe më pak fat kanë mundur ta fitojnë këtë sfide ndërkombëtare. I pari i bankinës së përfaqësues sonë, Albert Bunjaku është shprehur i kënaqur më kampin e mbajtur në Suedi. “Mendoj se në radhë të parë ky kamp ishte mjaft i qëlluar në synimet tona për të krijuar një Përfaqësuese mjaft të konsoliduar dhe të fortë për të ardhmen”, ka thënë Bunjaku, i cili ka shtuar se dita e parë e kampit ka pasur karakter njohës ndërmjet tyre për futbollistët, të cilët vijnë nga klube të ndryshme si të Kosovës ashtu edhe të Evropës e që më parë nuk ishin parë e as njohur mes tyre. “Mendoj se kemi bërë një punë të mirë gjatë ditëve sa ka zgjatur kampi dhe se, jemi në rrugë të mirë që të krijojmë një skuadër të mirë”, ka theksuar Bunjaku. Ai thotë se është i kënaqur më lojën që kanë treguar djelmoshat e tij në miqësoren ndaj Halmstadit. “Në ndeshje me Halmstadin patëm një paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Kjo ka ardhur falë punës që bërë është në këtë kamp. Përveç punës ekipore është punuar edhe në mënyrë individuale me secilin lojtar duke pasur parasysh veçoritë individuale dhe pozitat e tyre në terren. Ky kamp ka qenë i suksesshëm në rrugën tonë të mundimshme për krijimin e një përfaqësues cilësore”, ka pohuar Bunjaku. Vokrri: FFK do të përkrah programin e përzgjedhësit Bunajku Kampin e përfaqësues sonë në Suedi, nga afër e ka përcjell edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Ai ka thënë se FFK është vendosur që të përkrah programin e përzgjedhësit Bunjaku. “Me gjithë vështirësitë financiare, ne jemi të vendosur që të përkrahim programin e Përzgjedhësit Albert Bunjaki në rrugën e tij për ndërtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Në këtë drejtim ishte edhe ky kamp, që me punën që është bërë këtu me prezantimin në ndeshjen kundër Halmstadit, ka arsyetuar plotësisht mbajtjen e tij. Ne do të vazhdojmë me realizimin e objektivave tona në këtë drejtim dhe do të bëjmë çmos që të sigurojmë kushte për mbajtje edhe të kampeve tjera”, ka thënë Vokrri. Kapiteni Raskaj i kënaqur më punën që është bërë në Oland I kënaqur më punën që është bërë në kampin shtate ditore në Oland, është shprehur edhe kapiteni i përfaqësues së Kosovës, Anjel Raskaj. “Ishte një kënaqësi e madhe që të takohem me lojtarë nga Kosova dhe me lojtarët e Kosovës, që luajnë në Evropë. Jam i kënaqur më punën që është bërë në këtë kamp, por jam më i lumtur më ndeshjen që treguam ndaj Halmstadit. Mendoj se prezantuam Kosovën në mënyrë mjaft të mirë si dhe kënaqëm publikun shqiptar”, ka thënë Rasakj, i cili më pas ka lavdëruar punën që bën Shtabi Teknik. “Dua të theksoj se i gjithë Shtabi Teknik ishte në nivelin e duhur”, tha Raskaj. Maliqi: Kosova do të jetë një përfaqësues e fortë Behar Maliqi një tjetër futbollist i përfaqësues sonë lidhur më kampin shtate ditore thotë se ndihet i lumtur që është pjesë e Përfaqësues së Kosovës. “Për mua ishte një nder që isha pjesë e Përfaqësueses si dhe jam i kënaqur më punën që është bërë gjatë këtyre ditëve.“Besoj se Kosova një ditë mund të ketë një përfaqësuese mjaft të fortë dhe cilësore për të arritur edhe në evenimentet botërore”, ka thënë Maliqi.
Fatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4601 |