Të enjten miqësorja Halmstad - Kosova | ||||
|
Kosovarët të gatshem për miqësoren ndaj Halmstadit Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, të enjten në orën 19:00, do të zhvillojë miqësoren ndaj skuadrës elitare të Suedisë, Halmstadin. Përfaqësuesja jonë ka tri ditë që është grumbulluar në tokën suedeze dhe se, miqësorja ndaj Halmstadin, do të jetë një test i mirë për përzgjedhësin Albert Bunajkun. Halmstadin, është skuadër e njohur në futbollin evropian, e cila zë vendin e tetë më 17 pikë të tubuara. Kosovarët kanë zhvilluar disa seanca stërvitore para miqësores ndaj skuadrës suedeze. Ftesës së përzgjedhësit iu kanë përgjigjur të gjithë futbollistët e paraparë për këtë grumbullim. Në prag të këtij takimi po mbretëron një atmosfere e mirë në përfaqësuesen tonë. Anel Raskaj, Kujtim Bala (Halmstad), Etrit Berisha (Kalmar), Labinot Kelmendi (Lyckeby), Valdet Rama (Hannover ‘96), Shqipron Skeraj (Koblenz), Shqipron Bekteshi (Freiburg), Ajet Shehu (Cheltenham Town), Liridon Leci (Vllaznia), Guri Bacaj (Albinoleffe), Fisnik Papuqi, Labinot Osmani (Hysi), Roland Duraku (Liria), Behar Maliqi (Prishtina), Kushtrim Mushica (Vëllaznimi), Valmir Bytyqi (Besa), Florent Sejdiu (Trepça) dhe Besart Kalldura (Atvidabrg). Rezervist: Albinot Rexhepi (Norbi), Arsim Gashi (IFK Marieh), janë këta futbollistët e ftuar nga Bunjaku. Fatmir BYTYÇI Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3988 |