HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ilir Nallbani: Kosova ka kapacitet per nje kombetare dinjitoze!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Shkurt 2010 13:00   pdfShtypEmail

nallbani_kombetarja_kosoveMesfushori i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Ilir Nallbani, që tash e pesë vjet është pjesë e futbollit të Shqipërisë, është shprehur i lumtur që ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku. Nallbani aktualisht luan për Vllazninë e Shkodrës, madje konsiderohet një nga futbollistët kryesorë të skuadrës shkodrane.

Nallbani të mërkurën do të pjesë e formacionit të përzgjedhjes së Superligës së Kosovës në takimin miqësor ndaj përzgjedhjes elitare të Shqipërisë.

“Kam marr ftesë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku. Jam i lumtur që të mërkurën do të jem pjesë e miqësores ndërmjet përzgjedhjes së Superligës së Kosovës dhe elitës së futbollit të Shqipërisë”, ka thënë Nallbani.

“Ndonëse orari i ndeshjeve që zhvillojmë në Shqipëri është mjaft i ngjeshur, drejtuesit e klubit më kanë dhënë mundësinë që të mërkurën të jem në Prishtinë. Do të vij bashkë me ekspeditën e Shqipërisë dhe bashkë me të do të kthehemi në Shqipëri”.   

Ish-futbollisti i Besës së Pejës ka thënë se të mërkurën është rasti i mirë për të parë cilësitë që ka futbolli i Kosovës dhe i Shqipërisë.

“Ndeshja është revyal, për faktin se luhet, për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës. Ky takim është rasti i mirë për ta parë nga afër kualitetin e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë. Besoj se adhuruesve të futbollit, që do të jenë në tribunat e stadiumit, do t’u dhurojmë një ndeshje të pëlqyeshme”, ka theksuar Nallbani.

Kjo ndeshje do të jetë e para që zhvillohet nën drejtimin e përzgjedhësit të përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjakut. Nallbani thotë se Kosova ka kapacitet që të krijojë një përfaqësues të denjë.

“Kosova gjithnjë ka pasur talentë të mirë të futbollit. Jam i bindur se përfaqësuesja e Kosovës në të ardhmen do të jetë një skuadër e denjë, për faktin se ka potencial ta bëjë një gjë të tillë”, ka pohuar Nallbani.

 

Me Vllazninë kërkon Evropën

 

Mesfushori pejan, Ilir Nallbani, i cili që tre sezone mbron ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës, kërkon që me këtë skuadër të sigurojë një vend në kupat evropiane. Ai ka thënë se objektiv primar i Vëllaznisë është kupa e Shqipërisë.

“Ne në pjesën e dytë të garave kemi nisur t’u kthehemi rezultateve pozitive. Jemi ende larg pjesës së epërme të tabelës, por ne objektiv primar kemi kupën e Shqipërisë, rrugë që çon në Evropë. Besoj se kemi skuadër që mund t’i arrijmë synimet e klubit”, ka përfunduar mesfushori i Vllaznisë, Ilir Nallbani.

Fatmir Bytyçi


busy
komente