Fahredin Duraku: Jemi shume larg Evropes! | ||||
|
Sipas strategut Duraku, futbollit tonë i duhet punë në të gjitha pikëpamjet. Ai ka pohuar se futbollit tonë i mungon qasja profesionale në punën që bëhet nëpër klube. “Duhen bërë ndryshime të mëdha në çdo aspekt, në mënyrë që t’i arrijmë rezultatet e dëshiruara. Është vështirë të presim më shumë nga ky sport. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kushtet në të cilat zhvillohet futbolli ynë. Thjesht, në skuadrat tona mungon puna profesionale”, ka theksuar Duraku. S’punohet për 200 euro Trajneri Fahredin Duraku, që më parë ka drejtuar Trepçën ’89, është duke kërkuar arazhman në futbollin ndërkombëtar. Ai është duke zhvilluar negociata me disa skuadra turke dhe të Gjermanisë. “Dua të gjej arazhman në futbollin ndërkombëtar. Në Kosovë s’ka kushte për punë. Nuk punohet për 200 euro. Jam në kontakte me disa klube turke dhe gjermane. Dëshiroj që të gjej arazhman në ndonjë skuadër të huaj”, ka thënë Duraku. Hysi dhe Trepça dyshja që garon për titull Sipas Durakut, Trepça dhe Hysi janë dy skuadrat që qëndrojnë më mirë se skuadrat e tjera. “Përveç Trepçës dhe Hysit, të gjitha skuadrat e tjera elitare të Kosovës janë të nivelit të njëjtë. Pikërisht këto dy skuadra do ta kenë fjalën kryesore në rrugën për titull të kampionit”, ka përfunduar Duraku. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5302 |