HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa Kosoves/ Trepça’89 – Ferizaj, finalja e Kupës së Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Maj 2012 18:53   pdfShtypEmail

kupa_kosovesTrepça’89 dhe Ferizaj do të luajnë në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, që më 7 qershor do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Ferizaj ka bërë befasinë më të madhe në këtë edicion të garave, duke e eliminuar Prishtinën në gjysmëfinale. Ferizajasve u mjaftoi një barazim pa gola para tifozëve të vet në ndeshjen e kthimit për të ‘prekur’ finalen e kupës për herë të parë në histori të klubit. Sfida e parë në kryeqytet kishte përfunduar, 1-1.

Ndërkohë, Trepça’89 ka shënuar fitore si mysafire në Merdar kundër Hysit, me rezultat 1-0, duke e kompensuar barazimin si vendase 1-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kastriot Rexha, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Shpëtim Idrizit, në minutën e 45-të.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit