Sot vendoset për incidentin | ||||
|
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e martë) do ta mbajë mbledhjen për incidentin që ndodhi në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihi. “Të martën do të mbahet mbledhja nga Komisioni i Garave dhe aty me siguri se do të iniciohet ndonjë procedurë”, ka thënë Salihi. Të dielën në stadiumin e qytetit në Prishtinë, para syve të presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Sportit Lutfi Haziri, nga tifozët e skuadrës së Vëllaznimit, “Kuqezinjtë e Jakovës”, që ishin vendosur në tribunën lindore, kanë djegur shumë flamuj “bardhekaltër” dhe thyer shumë kërrige. FFK-ja dhe FC Prishtina të martën inspektojnë demolimet Nënkryetari i FC Prishtinës, Afrim Muqiqi, i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se të martën do të ketë takim me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun. Ai ka bërë me dije se një komision i menaxhmentit në FC Prishtina dhe një komision i FFK-së do ta inspektojnë dëmin e bërë gjatë takimit të finales së Kupës në mes të Vëllaznimit dhe Lirisë. “Sot (e martë) do të kemi një takim me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihin. Një komision i FFK-së dhe një nga menaxhmenti i FC Prishtinës do t’i inspektojnë demolimet që janë bërë në stadium gjatë takimit të finales së Kupës. Pastaj do të mbajmë një konferencë për medi adhe do ta japim të saktë shifrën e dëmeve që janë bërë”, ka thënë Afrim Muqiqi. Haziri: Do të ketë hetime Ndërkohë, ministri i Sportit, Lutfi Haziri, pas përfundimit të takimit kishte paralajmëruar se do të ketë hetime rreth incidentit të ndodhur. “Vëllaznimi ka pasur një javë të mirë, pasi ia doli ta sigurojë mbijetesën në elitë dhe luajti në finale të Kupës. Hetime do të ketë për incidentin. Policia do ta hetojë rastin me një ekip të veçantë”, ka thënë Haziri. VETON ZYMBERI Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7113 |