U zhvilluan takimet e para çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës | ||||
|
Fituesi në fuqi i Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll, Hysi më rezultat të ngushtë 3-2, ka fituar sfidën e parë ndaj Lirisë, në kuadër çerekfinales së kësaj gare mjaft prestigjioze, të mërkurën në Merdare. Në një ndeshje të baraspeshuar nikoqiret ia dolën që edicionin e ri të garave ta nisin më fitore, mirëpo ky rezultat prej 3-2, nuk është bagazh i mjaftueshëm për ndeshjen e kthimit që do të luhet të dielën në Prizren. Edhe Trepça nga Mitrovica, e cila konsiderohet një nga synuesit për të fituar Kupën e Kosovës, më rezultat të ngushtë 4-3 ka mundur Gjilanin në “Adem Jashari”. Bazuar në cilësitë që posedojnë këto dy skuadra, është pritur fitore më rezultat më bindëse e “xehetarëve”, megjithatë gjilanasit më lojën e shfaqur nuk u dorëzuan lehtë dhe se, më optimizëm e presin takimin e kthimit që zhvillohet pas katër ditësh.
Besa mund Ballkanin Besa e Pejës, ashtu siç pritej ka fituar ballafaqimin më anëtarin e Ligës së Parë, Ballkanin. Pejanët të drejtuar nga strategu Genc Hoxha, munden prej 2-0, therandasit dhe se, ky rezultat mund të jetë i kënaqshëm për skuadrën nga Peja, e cila këtë edicion kërkon Kupën e Kosovës.
Shosholli më fitore nis “aventurën” në Gjakovë, Lushtaku rikthehet më humbje Vëllaznimi - Drenica, ishte një nga takimet joshëse të çerekfinales se Kupës së Kosovës. Gjakovarët i shkaktuan humbje Drenicës prej 1-0. Ajet Shosholli e nis më fitore “aventurën” të kuqezinjtë e Gjakovës, ndryshe, homologu i tij Tahir Lushtaku rikthimin e tij në postin e trajnerit të Drenicës, e nis më humbje.
Rezultatet
BESA - BALLKANI 2-0 TREPÇA-GJILANI 4-3 VËLLAZNIMI-DRENICA 1-0 HYSI - LIRIA 3-2 Ndeshjet e kthimit zhvillohen të dielën dhe fillojnë në orën 14:00
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7618 |