HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiponjat marrin KRAHE nga Roshi dhe Uzuni
nga Gent Mebelli   E enjte, 01 Prill 2021 00:00   pdfShtypEmail

Per here te pare ne histori Kombetarja KUQ e ZI zbret ne fushe ne një ndeshje zyrtare ndaj San Marinos.


San Marino, perfaqesuesja e vendit te fundit ne renditjen e FIFA-s nuk ka fituar asnjeherë në kualfikueset e një Boterori.roshi uzuni

Me gjithe respektin, skuadra e San Marino-s eshte nie kundershtar modest me nivel amator, portieri Benedettini dhe sulmuesi Nanni,

luajne me klubin e Cesena-s ne Serine C dhe jane lojtaret me te njohur te saj.

Per Shqiperine, pas humbjes ndaj Anglisë kjo është mundesia me e mire per te mbyllur kete faze te pare kualfikuese me fitore. Ne dy ndeshjet e para San Marino

eshte mundur 5-0 nga Anglia dhe 0-3 nga Hungaria ndersa Kuqezinjte triumfuan 1-0 ne sfiden e pare ne Andora dhe humben pak dite me pas 0-2 ne kundra Anglise

ne Air Albania. Duket se udhetimi per ne San Marino do te jete pak a shume një shetitje per Kombetaren qe patjeter duhet te marre tre pike.


Ne Stadio Olimpico San Marino nje stadium me kapacitet prej 6664 spektatoresh, skuadrat zbresin ne fushe me keto formacione:


SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.
Trainer: Franco Varrella


SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.
Trainer: Edoardo Reja

Ne pjesen e pare Kuqezinjte zhvilluan nje loje te ngadalte, ne mesin e fushes mungon fantazia ne ndertimin e aksioneve, shpejtesia dhe saktesia ne pasimin e fundit

qe do ti dhuronte sulmuesve rastet per te rrezikuar porten e Benedetini-t. Ne sulm Manaj dhe Broja nuk kane forcen e duhur goditese, levizjet e tyre lexohen

dhe neutralizohen pa veshtiresi nga mbrojtja kundershtare.


Ne pjesen e dyte me futjen e Roshit dhe Uzunit,


Shqiponjat marrin KRAHE!


Loja tashme ka rritem te larte, freski dhe aksione te shpejta nga krahet. Shtohet presingu dhe rrezikshmeria perpara portes te San Marinos, por mungojne idete e qarta,

veprimet e kordinuara te lojtareve ne fushe. Me ne fund vjen minuta:


63' GOOOOOOOL! Rey Manaj nuk fal me koke brenda zones, mbas krosimit te Myrto Uzunit nga krahu i dhjathte i sulmit.

Shenon në momentin e duhur. Nga ky çast skuadra mori frymë lirisht dhe krijoj disa raste të arta për shënim, ku me pak fat Hysaj nuk do godiste vetem shtyllen!

Por fati do kthehej perseri ne minuten:

85' GOOOOOOOL! Myrto Uzuni prekje dhe devijim i lehte i topit te gjuajtur nga Frederik Veseli,

duke i buzeqeshur Uzuni-t.


Shqiperia ka marre tri pike te tjera ne kualifikimet per Kupen e Botes "Katar 2022" duke e mbyllur fazen e pare eleminatore ne vendin e trete me 6 pike,

perpara Polonine e cila u mposht 2-1 nga Anglia ne Wembley, Hungaria renditet e dyta me 7 pike, pas fitores 1-4 kunder Andores.

Ndeshjet e radhes se kombetares per kualifikueset e Boterorit do jene ne shtator, kunder Polonise, Hungarise dhe San Marinos.


Gent Mebelli


busy
komente