HOT NEWS
E mërkurë, 21 Shkurt 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Cana në garën për “Lojtarin më popullor në Botë”
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 18 Tetor 2012 21:07   pdfShtypEmail

lorikCana_LazioLorik Cana është në garën për “Lojtarin më Popullor në Botë”. Federata ndërkombëtare e historisë dhe statistikave në futboll, IFFHS ka publikuar një listë të gjatë për të zgjedhur lojtarin më dashur nga tifozët.

Vendimi se cili është futbollisti më popullor do të jepet nëpërmjet votave të publikut nga gjithë planeti, në ankegtën e publikuar në faqen zyrtare të IFFHS-së. Anëtarët e institutit kanë përcaktuar listat e kandidatëve për secilin kontinent.


Në listën e kandidatëve nga Europa, mes yjeve më të mëdhenj kontinentalë, Shqipëria përfaqësohet nga kapiteni Lorik Cana. Mesfushori i Lacios, qëndron në listë së bashku me emra “big” si Hazard i Belgjikës, Dzeko i Bosnjes, Klose, Neuer, Özil e Schëeinsteiger të Gjermanisë, Gerrard, Lampard, Terry e Rooneytë Anglisë, Casillas, Xavi, Iniesta e Sergio Ramos të Spanjë, Benzema e Ribery të Francës, italianët Del Piero, Buffon, Totti e Pirlo; Cristiano Ronaldos e Nanit të Portugalisë apo edhe holandezëve Sneijder, Robben e Van Persie.


Nga Europa në listë ndodhet edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, ai është Xherdan Shaqiri që përfaqësohet me Zvicrën.


Në kontinentet e tjera, në garë janë Messi, Aguero, Tevez e Zanetti të Argjentinës, Neymar e Ronaldinho të Brazilit, Radamel Falcao i Kolumbisë, Edinson Cavani e Diego Forlán të Uruguajit, Samuel Eto’o i Kamerun it, apo Didier Drogba i Bregut të Fildishtë.


Faza e parë e votimit ka nisur prej datës 15 tetor dhe do të zgjasë deri në datën 30 nëntor 2012. Pesë lojtarëve të parë të klasifikuar nga Afrika, Azia dhe Amerika Veriore, do tu shtohen 8 nga Europa dhe Amerika Jugore dhe i pari nga Oqeania. 32 emrat e përzgjedhur do të kalojnë në fazën tjetër të votimit botëror, që do të zhvillohet nga 1 dhjetori 2012 deri më 3 janar 2013.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit