Legjionaret/ Hysaj te Lazio, ceshtje oresh |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 27 Qershor 2013 22:59 |  |  |  | |
Elseid Hysaj eshte shume prane transferimit tek skuadra e Lazios. Mediat italiane po e ndjekin me mjaft interesim tratativen qe po zhvillohet per ta derguar shkodranin e Shqiperise nga Empoli tek lacialet. Igli Tare po merret personalisht me afrimin e tij, lojtar qe e shikon si nje invesim per ekipin qe drejton. Lazio ka ofruar dy milione euro per gjysmen e kartonit te tij. Transferimi nuk duket i larget dhe Hysaj do te shtoje kolonine shqiptare qe luan tek lacialet.
 |