Serbi/ Blatter, kërkon të luajnë kombëtaret e reja të Kosovës | ||||
|
Pjesëmarrja zyrtare e seleksioneve të reja të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka qenë në qendër të bisedimeve të kryetarit të FIFA-s, Sepp Blatter dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiç. Kreun e FIFA-s në këtë takim e ka shoqëruar njeriu i parë i federatës serbe të futbollit, Tomislav Karaxhiç, transmeton gazeta beogradase Blic Sipas gazetës, këtë e ka konfirmuar edhe Blatter. “Në bisedime me kryeiministrin serb e kam lutur atë për të gjetur një zgjidhje solidare për ndeshjet e futbollistëve nga Kosova, në mënyrë që t’ua bëjmë të mundshme të rinjve atje të luajnë futboll. Një problem i këtillë i ndieshëm nuk mund të zgjidhet brenda natës, por hap pas hapi”, ka thënë Blatter sipas gzetës serbe. Kreu i futbollit serb, Karaxhiç, sipas Blicit, ka thënë se kjo çështje është duke u biseduar tashmë tre vjet, por zgjidhja duhet të bëhet paralelisht me zgjidhjen politike. “Derisa OKB mos ta njohë Kosovën, është e qartë se seleksionet e tyre dhe as klubet nuk mund të zhvillojnë ndeshje zyrtare, as që t’i nënshtrohen ndanjë shorti për kualifikime për gara të mëdha ndërkombëtare”, ka thënë Karaxhiç. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2182 |