Fjalëve për një mosgrumbullim për ndeshjen kundër Norvegjisë, sulmuesi shqiptar Armando Sadiku u është përgjigjur në mënyrën më të mirë, duke shënuar dy gola për ekipin e tij, Luganon, duke i hapur rrugë fitores me golin e parë ndërsa ka shënuar edhe golin e tretë, në rezultatin 4-3, përballë skuadrës së vendit të dytë në kategorinë e dytë në Zvicër, Bellinzonës.
Vetëm një ditë më parë mediat shkruanin që Sadiku mund të lihej jashtë për ndeshjen e 7 qershorit, pasi De Biazi kishte plotësuar numrin e sulmuesve për këtë sfidë, teksa ka grumbulluar Çanin, Bogdanin, Llullakun dhe me shumë mundësi do të ishte edhe emri i Salihit, që ashtu si Sadiku, ka shënuar në këtë fundjavë. Dopieta e Sadikut është kundërpërgjigja më e mirë. Të shohim nëse do të jetë në listën e De Biazit.
 |