Lëvizjet/ Mediat polake shkruajnë për Gilman Likën | ||||
|
Mediat polake prej disa ditësh po i kushtojnë një vëmëndje të veçantë Gilman Likës. Për mesfushorin dhe kapitenin e Tiranës interesohet skuadra e Wisla Krakow dhe ajo e Slaskut ku trajner është ishi i Skënderbeut Stanislav Levy. Mediat polake tregojnë se bisedimet me Gilman Likën të dy skuadrat i kanë nisur dhe shumë shpejt do të ketë një takim në Poloni me lojtarin për të realizuar një kontratë me atë që ai do të zgjedhi. Veç dy polakeve, për Gilman Likën interesohen Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia dhe Kukësi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2406 |