Flet lexuesi / S’duan, s’dine, apo s’munden? | ||||
|
Duke patur parasysh volumin e letrave dhe komenteve qe na vijne, menduam qe te organizojme nje rubrike te re, ku sipas sasise te materialeve, te pakten nje here ne muaj do te mundohemi te botojme shkrimin I cili me tematiken e tij ka prekur nje subjekt konkret. Ne kete rast perzgjodhem letren e nje lexuesi nga Shkodra.
* * *
Duke marre spunton se fundmi nga intervista e dhene nga 18 vjecari gjakovar Armend Bytyqi, duket se eshte kthyer ne nje detyre, qe te merremi me problemin me te madh qe shqeteson ekipin tone kombetar! Pra ate te menyres se si rekrutohen ne gjirin e kombetares, talentet e rinj. Me ne fund, mbas nje tranzicioni te tejzgjatur, ashtu sikurse ne te gjitha aspektet e jetes shqiptare, arritem qe te formojme edhe ne, ekipet zinxhir te kombetares. U mblodh per here te pare ekipi U-19, me trajner z.Ramadan Shehu, per te paren here gjithashtu dhe ekipi kombetar U-17, i drejtuar nga ish futbollisti i Tiranes Ardian Mema, si dhe ata me te vegjlit U-15, te drejtuar nga i mirenjohuri i futbollit shqiptar,Sulejman Demollari.
Megjithese me vonese “me mire vone se kurre”, thote nje fjale e vjeter. Mendoj se per faktin qe dy ekipet e fundit, sherbejne thjesht per te mbyllur konturin e perfaqesimit ne nivel kombetar, qe duhet thene se eshte I domosdoshem dhe se s’mund te themi qe s’jane ne qender te vemendjes per nga rendesia, por nga mundesia (sepse duhet pranuar qe kemi te bejme me minorene, qe s’mund te largohen dot larg ambientit te tyre , ku jetojne e sterviten), nuk duhet te presojme shume mbi trajneret perkates, per mungese te rezultateve. Duhet medoemos qe Demollari dhe Mema, tu japin sa me shume te munden nga bagazhi i tyre, futbollisteve te perspektives, sepse kjo do te jete shume e domosdoshme per ta, ne nje karriere te cilen ata sapo e kane nisur!
Ndryshe qendron puna tek ekipet U-19 dhe sidomos tek U-21. Keto jane themelet e ekipit te pare Kombetar. Cfare behet me keto dy ekipe?! Rezultatet e tyre jane teper zhgenjyese! Ne kete pike ngrihen logjikshem tre pyetje:
1 -Stafet perkatese nuk duan qe te rinjte dhe shpresat shqiptare te ngrene nivelin e tyre ne loje e ne rezultat dhe keto ekipe te kthehen ne pedane per katapultimin e me te mireve ne ekipin e pare?!
2 -Stafet perkatese nuk kane aftesine per te njohur kontigjentin qe duhet te therrasin ne kombetare dhe gjithashtu nuk posedojne aftesite e duhura per te pergatitur dhe rreshtuar ne fushe nje formacion dinjitoz?!
3 -Stafet perkatese jane ne gjendje ti bejne keto qe thame me lart, por mos ndoshta ekziston ndonje pengese e jashtme qe nuk i lejon keta te paret qe te vendosin vete, te bejne ate qe ata mendojne se duhet bere?!
Le te mundohemi ne te japim nga nje pergjigje per te tria keto pyetje, sepse te verteten e dine vetem ata vete dhe e kane patur dhe e kane per detyre vetem ata vete, te pergjigjen per kete.
Dyshimi yne i pare: « Qe ata nuk duan qe te ritet niveli i lojes se tyre dhe rezultatet te arrihen » , ne fakt duket pak si i pakuptimte, si komedi. E ku ka shqiptar qe nuk kerkon qe perfaqesimi i ekipeve kombetare te jete sa me dinjitoz ?! Kur fiton kombetarja nga nje doze e vogel dinjiteti na shtohet dhe ne sportdashesve shqiptare. Por diku tjeter rreh me te drejte shqetesimi yne dhe I shume te tjereve: A mos valle ekipet tona jane kthyer ne qendra ankandi, ku kush paguan me teper ka nje vend ne formacion?!
Zoti Bushati! Here pas here jeni bere objekt denoncimesh nga futbollistet e rinj se kerkoni ryshfet per ti siguruar nje vend ne kombetare! Nuk e themi dot se keto akuza qendrojne si te verteta, sepse ne vete nuk disponojme ndonje prove per keto, por kur akuzat jane te shpeshta dhe vijne nga drejtime te ndryshme, duhet te besojme se tek ato ka nje te vertete te madhe. Ne si sportdashes dhe dashamires te flakte te fanelles « kuq e zi » kemi te drejten tone te dyshojme per nje gje te tille, kur shohim qe lojtare shume te mire, talente me te ardhme te sigurte ne kampionatet me te forte nga ky yni, nuk thirren ne grumbullim, ose nuk futen ne formacion. Rasti i fundit eshte i talentit shqiptar Vasil Shkurtaj. Ne nje ndeshje ku nuk kishim c’te humbisnim apo te fitonim, nje futbollist plot talent, i cilesuar jo nga ne por nga i madhi Ziko, ngroh stolin dhe aktivizohet 15 minutat e fundit te ndeshjes. Nje futbollist qe del mbi gjithe paragjykimet e ambientit ku jeton, per te shkuar aty ku e therret gjaku nuk i jepet mundesia per tu provuar nga ju si titullar edhe ne nje ndeshje te turpshme si ajo kunder Bjellorusise. Jane te shumte futbollistet e rinj me origjine shqiptare nga e gjithe Europa qe kerkojne nje mundesi nga ju Z.Bushati, por kerkesat e tyre bien ne vesh te shurdhet! Nje pjese talentesh jane bere te njohur tek shtypi i Albaniasoccer.com per ti zbuluar se ku ndodhen. Fatkeqesisht, asnje levizje pozitive. Kuptohet justifikimet dhe arsyet jane te shumta dhe kur gjithe specialistet e mbare Evropes I konsiderojne ata talente me te ardhme, per ne nuk bejne, ose sic jane shprehur me rezerva ndaj interesimit tuaj per thirrjen e tyre pran gjirit te skuadres, sic jane Xhuliano Kulli qe luan ne Itali me Pro Patria dhe Geri Lika, portier i skuadres daneze B93 Copenhagen. Kuptohet, Ju nuk keni pare ate qe deshironi ose ate qe kerkoni nga keta lojtare qe te aktivizohen me ekipin e Shpresave, por a mund ta dime se cfare??? Mos valle futbollistet e pa degjuar ose qe nuk kane luajtur ndonje takim jane me me nivel se dikush qe aktivizohet ne Itali apo diku tjeter ne Evropen Perendimore?
Sigurisht qe jo. Epo atehere ? Oh, harruam. Nuk kane pashaporte Shqiptare! Ekipi U- 21 duhet ti krijoje mundesi afrimi dhe aktivizimi qe te provoje te gjithe futbollistet e mundshem, brenda dhe jashte vendit dhe se cili do te jete i vlefshem per Kombetaren A, le ta tregojne vete ata. Trajneri e ka per detyre ti jape mundesine te gjitheve.! Tek pyetja e dyte nuk dua te zgjatem shume, sepse edhe vete nuk e besoj qe trajneret tane te dy ekipeve qe permenda, s’kane aftesi perzgjedhjeje dhe organizimi. Kemi te bejme me dy persona qe gjithe jeten e kane te lidhur me futbollin dhe qe per hir te se vertetes, kane patur edhe rezultate. Parimisht nese kjo teze do te qendronte, do te perbente nje drame! Te kerkosh zbardhje talentesh nga njerez qe s’jane ne gjendje ta bejne, do te ishte fatale per te ardhmen e futbollit. Por duke i qendruar edhe nje here asaj qe thashe me siper, besoj se dy te zgjedhurit per te drejtuar shpresat dhe te rinjte, jane ne gjendje per te bere me te miren e mundshme!
Edhe rasti i trete eshte shume i rrezikshem si ai I pari! Ne rast se trajneret nuk mund te implementojne ato qe ata duan, tek skuadrat qe ata drejtojne, por diktohen ne punen e tyre nga segmente te caktuara brenda dhe jashte interesave te tyre ky eshte nje turp! Por nese perzgjedhja behet sepse keshtu u intereson atyre edhe ky eshte nje turp. Kush eshte e verteta?. Asnjeri nuk e di, ose dikush e di dhe ben sikur nuk e di. Megjithate, trajneret mbajne pergjegjesine e tyre, sepse ata hedhin formacionin ne fushe, formacion qe ne kater ndeshjet e fundit kishte 14 ndryshime. Si shpjegohet? Oh, harruam, kartona, demtime dhe lojtare jashte forme. Megjithese i pame edhe ata qe ishin konsideruar ne forme qe luajten si mos me keq.
Ka shume per te thene per keto gjera.Vete gjendja ne te cilen ndodhet futbolli shqiptar ka nje nevoje te jashtzakonshme per tu marre me keto probleme. Sic edhe e preka me siper eshte e veshtire te gjesh gjurmet edhe pse ujkun e kemi para syve, e perderisa nuk I gjejme dot keto gjurme, do te benim mire ti luteshim ndergjegjes se ketyre njerezve, qe te benin me shume per futbollin e me pak per vehten! Ne fund te fundit c’do gje e mire shperblehet nje dite!
Artan Ismaili Shkoder, Shqiperi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2543 |