HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Italia/ Samir Ujkani : Palermo mund të dalë nga tuneli
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Nentor 2012 12:24   pdfShtypEmail

sajmir_ujkani_novaraKritikat nuk e kanë demoralizuar. Në këtë fill të sezonit, Samir Ujkani nuk është paraqitur në formën më të mirë te Palermo, por edhe në Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, “gardiani” vazhdon në rrugën e tij dhe shfaqet optimist.

“Momentalisht nuk po kalojmë një moment të mirë, jemi në vështirësi. Megjithatë, po punojmë mirë dhe shpresoj se do të dalim nga kjo situatë”, tha portieri në konferencën për shtyp.


Ujkani theksoi se forma e tij po vjen në rritje pas çdo ndeshje që kalon dhe se ndjen besimin e skuadrës dhe të trajnerit, pavarësisht kritikave nga opinioni sportiv dhe të një pjese të tifozerisë siçiliane.


Gjatë fundjavës, Palermon e pret ndeshja me Sampdorian. Një duel direkt për mbijetesë mes dy skuadrave që po vuajnë në këtë sezon. Portieri 24-vjeçar i bën thirrje skuadrës së tij për fitore.


“Nuk duhet të mendojmë nëse kjo është një sfidë për mbijetesë apo për diçka tjetër. Duhet të hyjmë në fushë për të marrë tri pikët që për ne janë shumë të rëndësishme. Mund t’ia dalim nëse luajmë ashtu si dimë”, tha ai.


Në fund, Ujkani nuk u shpreh aspak i shqetësuar për vendin e parafundit të skuadrës në klasifikimin e Serisë A. sipas tij, “humbjet e rënda dhe momenti i vështirë, do ta motivojnë më tepër skuadrën”, ndërsa nuk mungon besimi se Palermo mund të zhvillojë një sezon mjaft të mirë.


busy
komente