HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ FIFA nuk e lejon mesfushorin e Torinos që të luajë me Kombëtaren shqiptare
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Nentor 2012 20:53   pdfShtypEmail
migjen_basha_gol1Pritjes thuajse dy-vjeçare të Migjen Bashës për të veshur fanellën kuqezi duket se i ka ardhur fundi. Mesfushori, që po zhvillon paraqitje mjaft të mira gjatë këtij sezoni në Serinë A me Torinon, nuk do të mund të luajë për Shqipërinë.

Pavarësisht se Basha kërkohej në skuadër nga ish-trajneri Josip Kuze, federata bëri të pamundurën që ta pajiste me psaportë shqiptare dhe tekniku aktual, Gianni De Biasi e ka vlerësuar maksimalisht, 25-vjeçari është dorëzuar.


FIFA nuk e lejon shqiptarin nga Kosova që si rol natyral ka atë të mesfushorit, por që në fushën e lojës është një “xhol” i vërtetë, pasi mbulon disa pozicione. Federata Zvicrane ka bërë të ditur se nuk do ti japë dritën jeshile që të luajë me ndonjë skuadër tjetër dhe përballë “vetos” së helvetëve, Shqipëria dhe FIFA nuk mund të bëjnë asgjë.


Gjithçka për faktin se në të kaluarën, Migjen Basha ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, në një kohë kur nuk ishte i pajisur me psaportën shqiptare dhe kjo i djeg përfundimisht shanset që ai ti bashkohet Kombëtares.


Pas pritjes së gjatë, për këtë fakt është bindur edhe vetë lojtari. Sipas menaxherit të 25-vjeçarit, Sergio Gabarello, për Bashën vazhdon interesimi i Zvicrës dhe tashmë lojtari synon që të luajë me helvetët, në mënyrë që të mos mbetet më jashtë sfidave ndërkombëtare.


Edhe pse konkurrenca te Zvicra është e madhe, e ku si kundërshtarë ai do të ketë katër lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, Shaqirin, Xhakën, Behramin e Xhemailin, nëse vazhdon me paraqitjet e mira te Torino në elitën e futbollit italian, ndoshta shumë shpejt Migjen Basha mund të fitojë një thirrje në skuadrën e Ottmar Hitzfeld.



busy
komente