HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 30 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Eto’o do të luajë në miqësoren e 14 majit në Gjenevë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 02 Nentor 2012 15:11   pdfShtypEmail

ball_goalTrajneri i Kamerunit, Jean-Paul Akono ka publikuar listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për miqësoren e 14 nëntorit me Shqipërinë. Ajo që bie në sy, është se në radhët e “luanëve” do të luajë kapiteni i skuadrës, Samuel Eto’o.

Ylli i ekipit afrikan, që aktualisht është lojtari më i paguar në botë prej rrogës 20,5 milionë euro që përfiton te Anzhi, do të udhëheqë skuadrën që kërkon të hedhë pas shpine paraqitjet e dobta të ndeshjeve të fundit.


Pas kritikave se kishte grumbulluar në ekip lojtarë me moshë të madhe në humbjen e pësuar në tetor përballë Kepit të Gjelbër, në kualifikueset e Kupës së Afrikës, tashmë trajneri Akono ka nisur të bëjë ndryshime rrënjësore.


Ai ka lënë jashtë përfaqësueses për ndeshjen me Shqipërinë portierin e Malagas, Idriss Carlos Kameni, mbrojtësin Stephane Mbia që luan në Angli te Queens Park Rangers dhe sulmuesin e Kaiserslautern-it, Idrissou Mohammadou.


Sulmi është reparti me ndryshimet më të mëdha. Jean Paul Yontcha i Olhanenses në Portugali dhe Gilles Ngomo i CS Constantine pritet të debutojnë në skuadër, ndërsa në repartin ofensiv janë afruar edhe Pierre Boya i FC Randers dhe Andongcho Mattheë Mbouta.


Për duelin e 14 nëntorit me Shqipërinë, që do të luhet në Gjenevë të Zvicrës, përveç Samuel Eto’o, yje të tjerë të skuadrës së Kamerunit janë mbrojtësi Nicolas Nkoulou që po shkëlqen te Marseille dhe mesfushorët Joel Matip i Schalke-s dhe Alexandre Song i Barcelonës.


busy
komente