HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 15 Korrik 2020
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shfaqet Liverpuli per Blerim Xhemailin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Korrik 2009 04:43   pdfShtypEmail

Blerim DzemailiSkuadra angleze ka përgatitur një ofertë të majme

 

Liverpool e ka përgatitur një ofertë të majme dhe vështirë të refuzueshme për Blerim Xhemailin, shkruajnë mediat italiane. Mesfushori shqiptar, i cili nuk dëshiron të qëndrojë më në Torino, kërkohet edhe nga disa skuadra italiane si Palermo, Fiorentina, Udinese, Sampdoria, Napoli, Lazio e Roma.

E ardhmja e Blerim Xhemailit mund të jetë larg Italisë. Sipas mediave italiane, për mesfushorin shqiptar me nënshtetësi zvicerane interesim ka shprehur klubi anglez Liverpool. Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeje, klubi nga Anfield Road ka përgatitur një ofertë të majme për futbollistin, e cila do të ishte vështirë të refuzohej nga presidenti i Torinos, Urbano Cairo. Ditë më parë, drejtori sportiv i klubit Granata, Rino Foschi, e kishte konfirmuar se për 23 vjeçarin kanë arritur oferta nga jashtë. “Çështja e Xhemailit është e ndërlikuar. Ne dëshirojmë ta mbajmë, por ai është i ri dhe e kërkon Botërorin. Tifozët janë të magjepsur pas tij, por futbollisti ka marrë oferta mjaft të rëndësishme, mbi të gjitha nga Anglia”, thoshte Foschi.

Liverpool së shpejti mund të mbetet pa mesfushorin defanziv Xabi Alonso, i cili mund t’i bashkohet Realit të Madridit. Andaj menaxheri spanjoll, Rafa Benitez duket ta ketë zgjedhur futbollistin shqiptar si zëvendësues të përfaqësuesit spanjoll. Në Itali gati gjysma e ekipeve janë të interesuara për ish futbollistin e Bolton. Së fundmi interesimin më të fuqishëm e ka shprehur Palermo, ndërsa nuk mbeten shumë prapa as Fiorentina, Udinese, Sampdoria, Napoli, Lazio e Roma. Torino dëshiron ta mbajë futbollistin e vet, por ky i fundit nuk do të luajë në Serie B. Kartoni i Xhemailit kushton rreth 8 milionë euro.

 


busy
komente