Kuqi shenon ne fitore, Skela titullar | ||||
|
Shefki Kuqi ka shënuar dy golat e fitores per skuadren e Tus Koblenz qe fitoi 2-1 jashte fushes se vet ne Playmobil Stadium duke mundur Greuther Furth, skuadren qe mundi kombetaren e Shqiperise ne miqesoren e luajtur disa dite me pare. Per Tus u aktivizuan si titullare gjate gjithe takimit kapiteni i kombetares Shqiptare Ervin Skela dhe Shqipron Skeraj te cilet u ndeshkuan edhe me kartona te verdhe. Nderkohe si titullar, pothuajse gjate gjithe takimit u aktivizua edhe Shefki Kuqi si kapiten i cili mban edhe firmen e dy golave te shenuar nje ne fillim dhe nje ne fund te pjeses se pare. Kuqi i zevendesua ne castet e fundit te takimit, nderkohe qe vellai i tij Njazi Kuqi dhe futbollisti tjeter shqiptar Almir Murati ishin ne stolin e rezervave. me keto dy gola, Kuqi ngjitet ne kuoten e shtate golave ne 10 ndeshje Kel Naraçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2338 |