Legjionaret/ Luzern kryeson kampionatin, por Hyka luan vetem si zevendesues | ||||
|
Jahmir Hyka po e ka te pamundur te gjeje hapesira ne formacionin kryesor te Luzernes. Futbollisti kombetares kuqezi po luan rregullisht me skuadren zviceriane por vetem si zevendesues. Luzern ka fituar sonte bindshem me Servette jashte fushes se saj me rezultatin 0-2 por Jahmir Hyka ka luajtur vetem 11-te minutat e fundit te ndeshjes. Luzern kryeson kampionatin e vetme me 21 pike dhe ka hedhur kantidaturen per te fituar Super Ligen zviceriane. Trajneri Yakin e deshiron Hyken ne skuader por shqiptarit i duhet te prese shancin e tij per te bindur trajnerin qa fuse ne fushe nga minuta e pare. Hyka ka shenuar nje gol ne kampionat dhe nje tjeter ne Kupe. Gjithashtu ai ka bere disa paraqitje te mira dhe gezon simpatine e tifozeve te skuadres se tij qe shpesh here kane duartrokitur ate per ndonje levizje spektakolare qe ka bere ne fushe.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2532 |