Levizjet/ Hyka firmos me Lucernen ne Zvicer |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 04 Korrik 2011 22:28 |  |  |  | |
Jahmir Hyka eshte thuajse nje lojtar i Luzernes. Mesfushori 23 vjecar ka firmosur nje parakontrate me klubin zvicerian dhe deri ne fundin e kesaj jave do te mbylle perfundimisht transferimin e tij drejt shtetit helvet. Ne parakontraten e firmosur me klubin e Luzernes, Hyka nenshkroi per nje rroge baze prej 150 mije eurosh ne sezon dhe kohezgjatja e kontrates eshte 2 vjecare me opsion per tu rinovuar edhe per vitin e trete. Mesfushori zhvilloi nje prove gati nje javore me skuadren e re ku luajti ne tre miqesore dhe bindi plotesisht stafin teknik me ne krye trajnerin Murat Jakin. 23 vjecari kaloi me sukses edhe kontrrollet mjekesore dhe ne fundin e kesaj jave do te beje prezantimin zyrtar me fanellen e re. Gjate kesaj jave Hyka pritet te zgjidhe kontraten me Tiranen per te qene i gatshem per skuadren e re ne kampionatin zvicerian i cili starton me 15 korrik.
 |