Legjionaret/ Fatih Terim “perjashton” Canen nga Gallatasaraji | ||||
|
“Lorik Cana nuk eshte ne planet e mia per sezonin e ardhshem”, keto kane qene fjalet e trajnerit te Gallatasarajit Fatih Terim. Sipas gazetes vendase “Sabah”, mesfushori shqipetar nuk ben pjese ne planet e teknikut turk per sezonin e ardhshem dhe gjithashtu shkruhej se trajneri e ka keshilluar Canen te largohet ne nje skuader tjeter per te miren e tij dhe te skuadres. Ylli i kombetares shqipetare po e mendon seriozisht largimin tani dhe eshte ne pritje te ofertave. Me Lazion nuk po mbyllet marreveshja dhe Cana po shikon te gjitha mundesite ku mund te luaj vitin e ardhshem duke synuar te qendroje gjithmone ne nivele te larta. Fatih Terim u be vetem pak kohe me pare trajneri i Gallatasarajit dhe per sezonin qe vjen ai do kerkoje te bej nje skuader fituese. Cana nuk eshte ne planet e tij. Nderkohe Loriku ka dhe tre vite te tjere ne kontrate po te gjitha zerat e cojne ate larg Turqise ne nje tjeter kampionat . Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2977 |