Ne fokus/ Bogdani prish skenarin e nje ndeshje te trukuar | ||||
|
Nje gol i shqipetarit Erion Bogdani ka prishur planet e njerezve qe kishin menduar si te fiksuar rezultatin e ndeshjes Cezena-Kievo. Ne skandalin e basteve qe ka plasur se fundmi ne Itali e dyshuar eshte edhe nje ndeshje e Çezenes, skuadres ku luan bomber i kombetares shqipetare. Behet fjale per takimin e 27 shkurtit te ketij viti, ku bardhezinjte fituan me rezultatin 1-0 me Kievon dhe golin e vetem te ketij takimi e shenoi Jimenez por pas penalltise se fituar nga Bogdani ne minuten e fundit te kohes se rregullt. Kjo ndeshje po hetohet nga prokuroria italiane e cila ka zbardhur disa telefonata te pergjuara para se te luhej takimi. Dy nga te arrestuarit e skandalit te basteve diskutonin ne telefon me njeri tjetrin per nje barazim te paracaktuar por ndeshja perfundoi me fitoren e Cezenes dhe golin ne te cilin Bogdani la shenjen e tij. Sulmuesi shqipetar pa ditur gje fitoi nje penallti ne fund te takimit, Jimenez shenoi dhe Cezena mori tre piket. Mafia italiane ne kete rast doli duarbosh dhe nuk realizoi dot rezultatin qe kishte parashikuar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2669 |