Levizjet/ Cana te Lazio, mungon vetem firma |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 25 Maj 2011 23:03 |  |  |  | |
Lorik Cana do te jete lojtare i Lazios sezonin e ardhshem. Kete lajm e kane bere te ditur sot mediat sportive italiane qe ka dhene edhe detajet e ketij transferimi te bujshem. “Luftetari” ashtu si e kane cilesuar italianet shqipetarin do te lere Gallatasarajin shume shpejt per tu dhene huazim te Lazio qe vitin e pare do te paguaje 1.5 milione euro. Veren e ardhshme do te paguaje 3.5 milione te tjera. Vete Cana deshiron te luaj ne Itali pasi oferta te tjera ai ka patur nga Hamburgu dhe Tottenham. Vete trajneri i Gallates, Fatih Terim ka kembengulur ta largoje shqipetarin nga ekipi pasi deshiron te kete me shume futbolliste vendas ne skuader.
Pirro Nika
 |