HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Clirim Kryeziu : Zemra më rreh për fanellën kuqezi
nga Klevis Bejkolli   E enjte, 17 Shtator 2009 16:15   pdfShtypEmail

clirim kryeziuEmri : Clirim

Mbiemri : Kryeziu

Mosha : 15-02-1989

Pesha : 80-kg

Gjatësia : 189-cm

Vendelindja : Winterthur Kanton Zyrih / Zvicër

Origjina : Rogana – Kamenicë / Kosovë

Pozicioni : Mesfushor

Skuadra : A.P.E.P / Qipro Liga – 1

Mesfushori  kosovar Clirim Kryeziu  i cili aktivizohet në kampionatin Qipriot me skuadrën A.P.E.P (Athlitiki Podosfairiki Enosi Pitsilia) në ligën e parë ka shënuar golin e tij të parë në këtë kampionat kundër skuadrës së Nea Salamis. Kryeziu futet në lojë në minutën e 85’ dhe i kanë mjaftuar vetëm 10-të sekonda për të realizuar golin e tij të parë me skudrën e tij të re. Në linjë telefonike për Albaniasoccer .com ai është shprehur se :

“Të kthehesh në fushën e lojës pas një dëmtimi dhe të shënosh është një mrekulli dhe gjithkush do ta kërkonte dicka të tillë. Nuk kam mundur të luajë ndeshjen e parë se kam qenë i lënduar, por këtë takim trajneri më besoi ca minuta pasi gjëndja ime ishte përmisuar dhe unë ja shpërbleva besimin që ai tregoi ndaj meje”.

“Ndihem mirë te skuadra ime e re dhe jam ambjentuar. Kam nënshkruar një kontratë dy vjecare me drejtuesit e klubit. Këtu ndodhet dhe një shqiptar tjetër , Sokol Maliqi, që ma ka lehtësuar akoma më shumë ambjentimin tim me këtë mjedis të ri”.

“Nga mosha 12-vjecare deri më 18-të kam luajtur për Grashopers dhe më pas kam kaluar te ekippi i FC Ëinterthur. Më vonë kam luajtur për gjysëm sezoni me FC Kreuzlingen”.

“Dëshira ime me krejt zemër është të luajë për Shqipërinë. Zemra më rrehë fortë vetëm për fanellën kuqezi. Shpresoj që të më bëhet një ftesë nga drejtuesit e kombëtares Shqiptare në të ardhmen”.


busy
komente