Fatos Beqiraj qendron tek Budoçnost | ||||
|
Sulmuesi Fatos Beqiraj do ta vazhdojë karrierën në skuadrën e tij aktuale, Budoçnostin nga Podgorica. 21-vjeçari ka thënë se deri në janar të vitit 2010 do të jetë pjesë e kësaj skuadre. “Kam pasur takim me drejtuesit e klubit. Pas këtij takimi kam vendosur që deri në janar të mbes pjesë e skuadrës së Budoçnostit. Në skuadër nuk ka ndonjë sulmues të mirëfilltë. Drejtuesit e klubit nuk janë të interesuar të më lëshojnëâ€, ka thënë Fatos Beqiraj. Ish-sulmuesi i Shqiponjës dhe Besës nga Peja ka pasur oferta nga disa skuadra, mirëpo nuk ka preferuar t’i përmendë emrat e këtyre skuadrave. “Oferta kam pasur nga Turqia, Holanda dhe Portugalia, por tash për tash jam pjesë e skuadrës së Budoçnostit dhe jam i fokusuar vetëm te kjo skuadërâ€, ka shtuar ai. Fatos Beqiraj, që ishte shpallur golashënuesi më i mirë në edicionin e fundit në ligën e Malit të Zi, ka kontratë edhe dy vjet e gjysmë me skuadrën e Budoçnostit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2756 |