HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Partizani-Skenderbeu 1-0
nga Administrator   E premte, 12 Shtator 2014 15:07   pdfShtypEmail

partizani feston thumbNjë penallti e dhënë në minutën e fundit të ndeshjes, e kthyer në gol nga Emiljano Vila, i ka dhënë fitoren e parë në këtë kampionat Partizanit. Një supersfidë që ka dhuruar shumë emocione, antagonizëm pa fund, edhe një karton të kuq për Markonin, e mbyllur në mënyrën më të mirë për të kuqtë. Këta të fundit, edhe pse plot mundime dhe pa qartësi e kohezion mes reparteve në performancën e tyre, ia kanë dalë të dalin duarplot nga “Qemal Stafa”, në prani të një tifozërie të zjarrtë. Lëvizjet e trajnerit Duro në fundin e ndeshjes, hedhja në fushë e dy sulmuesve, si Racic e Fazlliu, kanë dhënë efektin e duhur.

Ndeshja - Partizani ka bërë lëvizje të konsiderueshme në formacion, jo aq në emra, por në pozicionet e lojtarëve. Endri Vrapi, i ardhur së fundi te të kuqtë, ka zënë vendin e Dishliev në qendër të mbrojtjes, ndërsa Vila pozicionohet i vetëm në majën e sulmit. Më përpara se në dy ndeshjet e tjera është edhe Nexhipi, me detyra ofensive. 4-2-3-1 është skema që aplikon Duro. Skënderbeu kundërpërgjigjet me një formacion 4-3-3, duke synuar ekulibër mes reparteve dhe soliditet në të dyja fazat, atë mbrojtëse dhe sulmuese.
“Demat” e nisin këmbëngulës, duke rrezikuar përmes goditjes nga këndi që në minutën e 6-të. Mazrekaj kroson nga e majta, ndërsa Shehi grushton e largon rrezikun në portën e tij. Korcarët janë tepër të kujdesshëm në nisjen e aksioneve, duke e pritur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet dhe aplikuar pastaj daljet e shpejta në kundërsulm, me pasime të sakta. Beteja kryesore përqendrohet në mesfushë, ku zhvillohen edhe dyluftimet më të forta. Shkëmbi është truri i lojës së korcarëve, ndërsa Nimaga lëviz shumë e patrullon zona të konsiderueshme të fushës. Berisha nga e majta mundohet të përparojë e ndihmojë sulmin e vet, por Shabani e frenon mirë. Loja e të kuqve orientohet më së shumti nga e majta, me topat që adresohen te Mazrekaj. Prishtinasi mundohet të furnizojë me topa sulmin, por Vila mbetet i shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa Nexhipi mbulohet rreptë nga mbrojtja korcare. Skënderbeu është i rrezikshëm nga goditjet standarte. Sidomos nga goditjet e këndit, që ekzekutohen nga Shkëmbi, kampionët në fuqi sjellin rrezik të madh në portën e Hoxhës, në 17’ dhe 22’. Vangjeli bën “sulmuesin” shtesë me daljet e tij të shpeshta në ofensivë, duke sjellë probleme për të kuqtë, sepse fiton faulla në pozicione të favorshme. Kështu ndodh në minutën e 30-të, kur Radas godet tokazi në pozicion ballor, portieri Hoxha nuk e zotëron topin, aty është Arapi, që godet nga shumë afër, por sërish “gardiani” i kuq bëhet shpëtimtar. Batha evidentohet një pikë e dobët te Partizani, sepse humbet shumë topa në mesfushë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të niset shpejt në sulm. Pjesa e parë mbyllet me dy goditje nga këndi, por pa rezultat, në favor të “demave”, që demonstruan dëshirë, por paqartësi në ndërtimin dhe finalizimin e aksioneve, me mungesë kohezioni mes reparteve. Sulmi me Vilën, thuajse inekzistent.
Pjesën e dytë, Josa e nis me një zëvendësim. Markoni zë vendin e Nimagës, i cili ka shfaqur probleme me tensionin dhe dërgohet në spital. Loja është fotokopje e pjesës së parë, vetëm se tashmë Skënderbeu është dicka më kërkues dhe duket se ka “oreks” për të marrë fitoren. Ndoshta trajneri Josa ka parë se kundërshtari është konfuz, ndaj ka shtuar një “marrsh” te të tijtë. Sefa kërcënon me kokë në minutën e 56-të, por Hoxha pret në pozicion. Trajneri Duro bën zëvenësimin e parë në minutën e 67-të. Jashtë fushe kapiteni Nexhipi, jo në kondicionin e duhur fizik, në lojë hidhet sulmuesi serb, Racic. Tashmë Partizani ndryshon modul loje, duke kaluar në 4-3-3, me shpresën se dicka do të ndryshojë për mirë në funksion të shënimit të golit. E pagabueshme prapavija korcare, që e lë Shehin në rolin e një spektatori. Dhjetë minutat e fundit, të kuqtë luajnë gjithcka për gjithcka, teksa në fushë hidhet edhe një tjetër sulmues, si Fazlliu. Dhe ndodh ajo që pak pritej në minutën e 90-të. Markoni i ka lënë të tijtë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të marrë, ndaj Duro e sposton skuadrën krejt përpara. Serbi Racic driblon bukur dhe fiton penallti, të cilën e kthen në gol Vila. 

GOLAT: Vila 89′ (11-m)
PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Vrapi, Cuculi, Mustafa (Trashi 81′), Batha, Shabani (Fazliu 81′), Mazrekaj, Nexhipi (Raçic 67′), Vila. Trajner: Shpëtim Duro (Në dispozicion: Xhika, Ibrahimi, Daja, Vatnikaj)
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Osmani, Radas, Arapi, Shkëmbi, Nimanga (Markoni 46′),Lilaj (Jashanica 91′), Progni (Martins 69′), Berisha, Sefa. Trajner: Mirel Josa (Në dispozicion: Llapanji, Dimo, Ribaj, Alikaj)
KARTONË TË VERDHË: Markoni 55′, 85′, Progni 65′, Lilaj 66′, Arapi 73′
KARTON I KUQ: Markoni 85′
VËZHGUES: Sokol Jareci (Tiranë) DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë)
GJYQTARET: E. Jorgji (Elbasan), M. Dervishi (Shkodër), R. Preça (Elbasan), K. Meta (Tiranë), K. Kola (Vlorë)

 


busy
komente