HOT NEWS
E martë, 16 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
UEFA Europa League / Teutë sulmuese ndaj Dacias, durrsakët favoritë në letër
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Korrik 2013 17:00   pdfShtypEmail

teuta logoNjë ditë para takimit Teuta-Dacia, që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Niko Dovana”, numri një i pankinës durrsake po përgatit skuadrën që do të hedhë në fushë. Sipas të gjitha gjasave, të enjten durrsakët do ta nisin me Rizvanin në portë, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të jetë me Idrizin në të djathtë, Osmanin dhe Jakupin në qendër, si dhe brazilianin Da Silva në të majtë. Mesfusha do të përbëhet nga katër lojtarë, teksa nga krahët do të luajnë Nika dhe Hyshmeri, kurse në qendër Hodo e Dosti. Sulmi do t'i besohet dyshes Xhafaj-Mancaku. Duket qartë që formacioni do të jetë me theks sulmues. Teuta ka eksperiencë në Europë, madje dy herë ka kaluar turin e parë. Duke u nisur nga kjo, durrsakët në takimin e parë janë favoritë në letër.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit