HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
UEFA Europa League / Diferdange, ja kush është rivali i Laçit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Korrik 2013 16:48   pdfShtypEmail

laci fc logo reLaçi do të luajë për herë të dytë në Europë dhe ekipi luksemburgas, Diferdange është kundërshtari i tij, që nesër në orën 19:00 do të ndeshen në stadiumin e Korçës. Diferdange është ekipi i një qyteti me 23 mijë banorë, që ndodhet në kufirin frankobelg. Klubi u formua në vitin 2003, pas bashkimit të dy klubeve lokale. Në Europë mbetet kualifikimi historik i ekipit në turin e tretë të Ligës së Europës në vitin 2011, ku u eliminua nga PSG. Si të gjithë klubet e Luksemburgut, ai është një klub amator. Edhe pse nuk ka qenë në gjendje që të fitojë titullin, ekipi zuri vendin e katërt, duke u mundur nga Esch në finalen e Kupës së Luksemburgut dhe kështu fitoi të drejtën të luajë në Europë. Lojtarët më të njohur janë Bukviç, Janisch dhe Betmer.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit