Kupat e Europës/ Kukësi e Laçi nuk do të luajnë dot në stadiumet e tyre | ||||
|
Vetëm Skënderbeu dhe Teuta do të kenë mundësi të luajnë në stadiumet e tyre në kupat e Europës. Kukësi dhe Laçi nuk do ta kenë këtë kënaqësi dhe do të duhet të gjejnë një impiant tjetër për të zhvilluar ndeshjet. Ky është përfundimi që doli pas inspektimit që UEFA u bëri stadiumeve shqiptare në prag të shortit të kupave që hidhet më 24 qershor në Zvicër. Laçi dhe Kukësi me shumë gjasa do të duhet të luajnë në Tiranë për Ligën e Europës, kompeticion ku merr pjesë edhe Teuta, ndërsa Skënderbeu është në Champions. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3385 |