Kategoria Superiore/ Tomori-Dinamo 2-1 | ||||
|
Eshte luajtur sot ne stadiumin Roza Haxhiu te Lushnjes ndeshja mes Tomorit dhe DInamos e cila ka perfunduar me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ka pasur shume tension dhe gjyqtari ka ndaluar dy here lojen per shkak te protestave dhe incidenteve te shkaktuara nga lojtaret e dy skuadrave dhe tifozet beratas qe kane shperthyer ne kontestime, kur u eshte anulLuar nje gol ne pjesen e pare, madje kane hedhur edhe sende te forta ne fushen e lojes, gje e cila eshte perseritur edhe ne pjesen e dyte, kur ka realizuar Dinamo. Tomori shenoi dy here perballe nje dinamoviteve qe u paraqiten ne kete ndeshje me shume lojtare te rinj ne formacion. Ylli Shameti shenoi golin e pare per beratasit ndersa sulmuesi 24-vjecar Endri Bakiu dyfishoi rezultatin ne minuten e 32-te. Dinamo u kunderpergjigj me ane te Arifaj, nje gol qe per beratasit ishte dukshem ne pozicion jashte loje. Ne kete ndeshje Tomori humbi nje penallti me ane te Caushaj dhe u ndeshkua me karton te kuq autori golit te pare Ylli Shameti. Ne fund bilanci per Tomorin ishte pozitiv pasi tre piket e kerkuara ne kete ndeshje u arriten. Dinamo doli e humbur pasi ne fund te javes se trete numeron vetem nje pike te fituar dhe tani gjendet e fundit ne klasifikim. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3749 |