Ivan Jolic: Goli, urim per djalin qe ka ditelindjen | ||||
|
Sulmuesi i Skenderbeut Ivan Joliç ka qene shume i gezuar per golin e shenuar ndaj Kartriotit. Jo vetem qe ky gol i hapi rrugen e fitores ekipit te tij por e ka shenuar ne diten e lindjes se djalit te tij Antoni. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com ai pohoi se: "Jam shume i gezuar per fitoren e paster qe arritem. Golin e shenuar ia dedikoj djalit tim Antoni i cili sot ka ditelindjen dhe mbush dy vjeç. Dua te falenderoj dhe tifozerine e mrekullueshme korçare per mbeshtetjen qe me ka dhene. I premtoj atyre qe Joliç do te shenoj edhe me shume gola ne te ardhmen dhe besoj qe te gjithe sebashku do arrijme objektivin e klubit", perfundoi biseden e tij per Albaniasoccer.com sulmuesi i Skenderbeut. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5707 |