Edi Martini: Fituam me nje loje te dobet |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 23 Tetor 2010 22:56 |  |  |  | |
Edhe pse ka fituar kunder Elbasanit, trajneri i Teutes ka ngelur i pakenaqur nga loja e skuadres se tij. “Megjithese kemi fituar mund te them se kjo ka qene ndeshja me e dobet qe ka zhvilluar Teuta gjate ketij sezoni. Madje dhe ne pjesen e pare qe kemi shenuar dy here kemi bere gabime. Golat ishin me shume merite individuale e lojtareve. Ndoshta rezultatet pozitive te javeve te meparshme i kishin bere euforike lojtaret, ndonese gjate gjithe javes jam perpjekur ta kontrolloj euforine por serish nuk ka mjaftuar”, eshte shprehur Edi Martini.
Enea Shtrepi
 |