Devi Muka: Ardhja e Nevilit eshte pozitive | ||||
|
Kapiteni i Tiranes Devi Muka pas perfundimit te takimit derbi, u shpreh optimist per te ardhmen pas ardhjes ne postin drejtues te ish bashkelojtarit te tij Nevil Dede. "Me vjen shume mire per ardhjen e Nevilit dhe i uroj atij sa me shume suksese ne rolin e trajnerit. Sot ne stadium kishte nje atmosfere shume te bukur. Ne pjesen e pare patem probleme, por ne te dyten luajtem me mire dhe me pak fat mund edhe te kishim fituar. Eshte shume pozitive qe nuk u mundem ne kete ndeshje kaq te rendesishme. Fryma pozitive qe solli Dede ndikoi ne grupin tone. Me kalimin e javeve dhe me shume pune mund te arrijme rezultate pozitive duke ditur qe kemi shume per te dhene akoma", perfundoi Muka biseden e tij per mediat. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3564 |